Vdekja misterioze e ministrit të Jashtëm bjellorus, reagon Moska

Vdekja misterioze e ministrit të Jashtëm bjellorus, reagon Moska

11:45, 27/11/2022
A+ Aa A-

Lajmet u përhapën brenda natës për vdekjen e ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë Vladimir Makei. Agjencia shtetërore e lajmeve e vendit tha vonë të shtunën se ai vdiq “papritmas”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se zyrtarët e ministrisë ishin “të tronditur” nga lajmi për vdekjen e zotit Makei.

Bjellorusia lejoi Rusinë të nisë pushtimin e Ukrainës nga vendi i tyre në fillim të këtij viti.

Zoti Makei ishte në post që nga viti 2012 dhe ishte 64 vjeç. Këtë vit ai mbrojti lidhjet e Bjellorusisë me Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të OKB-së.

“Bjellorusia quhet ‘bashkëpunëtor i agresorit’ apo edhe një palë në konflikt. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi: Bjellorusia nuk e ka mbrojtur kurrë luftën. Por ne nuk jemi as tradhtarë!” tha ai.

“Ne kemi angazhime aleate dhe po ndjekim me përpikëri dhe do të ndjekim frymën dhe shkronjën e traktateve ndërkombëtare në të cilat jemi palë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco