Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Tragjedi në Itali: Tetë të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Tragjedi në Itali: Tetë të vdekur nga rrëshqitja e dheut

13:45, 26/11/2022
A+ Aa A-

Tetë persona humbën jetën për shkak të rrëshqitjes masive të dheut që goditi qytetin e Casamicciola në ishullin italian të Ischia të shtunën në mëngjes, njoftoi kanali i lajmeve SkyTg24, duke cituar ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Italisë, zëvendëskryeministrin Matteo Salvini.

Informacioni i Salvinit për të vdekurit nuk u konfirmua nga prefekti i Napolit, Claudio Paloba . 

"Për momentin nuk kemi asnjë vdekje të konfirmuar," tha Paloba, duke folur për mediat.

“Familja me të porsalindurin është gjetur dhe do të shkojnë në spital. U aktivizuan menjëherë objektet shëndetësore”. 

Për momentin, shtoi Paloba, janë 12 të zhdukur.

Gjithashtu, janë shembur dhjetë ndërtesa, ndërsa mëngjesin e sotëm është evakuuar një hotel me dhjetëra turistë.

Më herët, mediat lokale raportuan se të paktën 13 persona, përfshirë një foshnjë, janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga shirat e dendur. 

Disa shtëpi u varrosën nën gurë, ndërsa rrjedhe të mëdha balte përmbytën rrugët e qytetit dhe dëmtuan shumë makina.

Sipas autoriteteve lokale, 120 milimetra shi ranë në Ischia të premten. 

Shkak i fatkeqësisë së madhe ishte shembja e një pjese të shpatit të malit, për shkak të shiut të pandërprerë.

Fenomenet ekstreme të motit kanë shkaktuar fatkeqësi të mëdha në Ischia dhe në vitin 2009 dhe 2017.

Kryetarët e rajonit u kërkojnë qytetarëve që të mos lëvizin deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco