Greqi, rritja e ndjeshme e pensioneve do të fillojë që muajin tjetër

Greqi, rritja e ndjeshme e pensioneve do të fillojë që muajin tjetër

11:45, 26/11/2022
A+ Aa A-

Athinë - Pensionistët grekë do të shohin rritje të konsiderueshme në pensionet e tyre duke filluar që nga muaji i ardhshëm sipas të dhënave të përpunuara nga Enti i Sigurimeve Shoqërore (EFKA).

Fondi i pensioneve tha të enjten nga këto rritje do të përfitojnë 94,6% e 2 milionë e 634 mijë e 786 pensionistëve të vendit ose 2, 499,285 pensionistë.

Nga ata pensionistë, 1.3 milionë do të kenë dy rritje, rreth 185.649 vetë do të marrin rritje të trefishtë, ndërsa një në dy të moshuar do të ketë pagesë shtesë që është ekuivalente me pensionin e plotë të një muaji.

Rritja e dytë dhe e tretë lidhen me disa faktorë që ndikojnë në pensionet individuale, si p.sh. anulimi i taksës së solidaritetit.

Diferencat në pensione do të fillojnë të shfaqen që nga dhjetori 2022.

Rritja e përgjithshme do të zbatohet që nga 1 janari 2023.

Kjo rritje është llogaritur me një rritje prej 7.75% në total, bazuar në të dhënat e buxhetit të Greqisë të vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco