SHBA ndalon shitjet e pajisjeve Huawei dhe ZTE për shkak të frikës së spiunazhit kinez

SHBA ndalon shitjet e pajisjeve Huawei dhe ZTE për shkak të frikës së spiunazhit kinez

08:25, 26/11/2022
A+ Aa A-

Administrata Biden ka ndaluar miratimet e pajisjeve të reja të telekomunikacionit nga Huawei Technologies dhe ZTE të Kinës, sepse ato paraqesin "një rrezik të papranueshëm" për sigurinë kombëtare të SHBA.

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së tha të premten se kishte miratuar rregullat përfundimtare, të cilat gjithashtu ndalojnë shitjen ose importin e pajisjeve të bëra nga prodhuesi kinez i pajisjeve të mbikqyrjes Dahua Technology, firma e mbikëqyrjes video Hangzhou Hikvision Digital Technology dhe firma e telekomit Hytera Communications.

Masa përfaqëson goditjen e fundit të Uashingtonit ndaj gjigantëve të teknologjisë kineze mes frikës se Pekini mund të përdorë kompanitë kineze të teknologjisë për të spiunuar amerikanët.

"Këto rregulla të reja janë një pjesë e rëndësishme e veprimeve tona të vazhdueshme për të mbrojtur popullin amerikan nga kërcënimet e sigurisë kombëtare që përfshijnë telekomunikacionin," tha në një deklaratë kryetarja e FCC, Jessica Rosenworcel.

Huawei, ZTE, Dahua, Hikvision dhe Hytera nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, shkruan CNN.

Të katër komisionerët në agjenci, duke përfshirë dy republikanë dhe dy demokratë, mbështetën masën e së premtes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco