Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Kukës

Kokëfortësia e Merkel është tronditëse!

Kokëfortësia e Merkel është tronditëse!

19:24, 25/11/2022
A+ Aa A-

Nga Paul Ronzheimer, BILD

Kaq pak vetë-reflektim kur bëhet fjalë për Ukrainën ka vetëm Gerd-gazi.

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel vazhdon të jetë krejtësisht e paarsyeshme kur bëhet fjalë për përgjegjësinë e saj për politikën e Gjermanisë ndaj Rusisë.

Në një intervistë për ‘Spiegel’, ajo thotë se pushtimi rus i Ukrainës nuk e befasoi dhe se ajo ishte e pafuqishme kundër Putinit në fund të mandatit të saj.

Fjalitë e Merkel në ‘Spiegel’ janë të habitshme dhe tronditëse për disa arsye.

Së pari, tregon edhe njëherë se sa kokëfortë i qëndron versionit të saj edhe për një distancë të gjatë. Dikush mund të pyesë veten nëse nuk ka në fakt asnjë njeri të afërt me ish-kancelaren, që t’i japë asaj një mendim, duke pasur parasysh gabimet e saj të qarta në trajtimin e Rusisë dhe Ukrainës.

Fakti që Merkel thotë se ishte ‘e pafuqishme’ është në të njëjtën kohë një tallje me popullin e Ukrainës dhe në veçanti me ata që i kanë paralajmëruar vazhdimisht ata personalisht për pasojat e rënda të politikave të tyre.

Nëse Merkel e shihte se lufta po vinte, si mund të vazhdonte ajo me projektin e gazsjellësit Nord Stream II dhe ta bënte Gjermaninë të varur përgjithmonë nga gazi rus?

Nëse Merkel e pa luftën që po vinte, pse nuk pati përpjekje shumë më të forta në vitin e saj të fundit si kancelare për të sanksionuar Rusinë përpara një sulmi?

Nëse Merkel e pa luftën që po vinte, pse i rezistoi kërkesës për të dërguar armë dhe e pengoi kështu Ukrainën që të mbrohej edhe më mirë që nga dita e parë e luftës?

Në Ukrainë, e cila po bombardohet nga Putini me raketa dhe dronë kamikazë, njerëzit thjesht tundin kokën kur dëgjojnë fjalët e Merkel. Dhe është kaq acarues fakti që ishte kancelarja nuk ka shprehur asnjë fjalë keqardhjeje për politikën e saj pro-ruse, edhe pas nëntë muajsh luftë.

Nuk është kurrë vonë për të kërkuar falje, ish-kancelare! Bëjeni më në fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco