Nderim për luftëtarët e rënë, dëgjohet sërish 11 herë Big Ben në Britani

Nderim për luftëtarët e rënë, dëgjohet sërish 11 herë Big Ben në Britani

18:29, 13/11/2022
A+ Aa A-

Britania e Madhe gjatë të dielës mbajti dy minuta heshtje për të kujtuar ushtarët e rënë gjatë luftës.

Për herë të parë  Mbreti Charles III drejtoi shërbimin në Ditën e Përkujtimit

Charles, anëtarë të tjerë mbretërorë dhe politikanë të lartë vendosën kurora me lule në memorialin kombëtar në qendër të Londrës, për të nderuar sakrificat e bëra nga ushtarakët.

Big Ben, i cili  prej pesë vitesh i ishte nënshtruar ristrukturimit , u dëgjua  11 herë për të shënuar fillimin e heshtjes.

Rreth 10.000 veteranë, përfshirë veteranë 100-vjeçarë të Luftës së Dytë Botërore dhe ata që shërbyen në konfliktet e fundit, përfshirë Afganistanin, morën pjesë në marshimin solemn dhe mijëra njerëz dolën në rrugë për të parë shërbimin.

Zyrtarët thanë se shërbimi i këtij viti u kushtohej ushtarëve të rënë në luftërat e kaluara dhe ukrainasve që luftojnë kundër pushtimit rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco