Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

Marrja e Khersonit, ish-shefi i sigurimit të Ukrainës: Fitore e madhe, por lufta nuk ka mbaruar

Marrja e Khersonit, ish-shefi i sigurimit të Ukrainës: Fitore e madhe, por lufta nuk ka mbaruar

14:16, 12/11/2022
A+ Aa A-

Ish-kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Danylyuk, i ka thënë BBC-së se çfarë do të thotë rimarrja e Khersonit për bashkëkombësit e tij ukrainas.

"Është pothuajse si një festë kombëtare, të gjithë brohorasin, urojnë njëri-tjetrin," tha ai.

"Pra, është një fitore e madhe, por ne e kuptojmë se lufta nuk ka mbaruar."

Danylyuk beson se forcat ruse do të "shkojnë në mbrojtje të thellë në bregun e majtë [të lumit Dnipro]... dhe kjo do t'i vendosë ato [në një pozicion] të favorshëm".

Ai thotë se muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirë, por shton se kur bëhet fjalë për motivimin mes trupave ukrainase: "Ne po mbizotërojmë".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco