‘Sulmet e objekteve energjitike dhe ushtarake’/ Krenohet Rusia: Përdorëm armë më precizion të lartë në Ukrainë

‘Sulmet e objekteve energjitike dhe ushtarake’/ Krenohet Rusia: Përdorëm armë më precizion të lartë në Ukrainë

13:17, 11/10/2022
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka deklaruar se ka nisur “një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake të Ukrainës duke përdorur armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi me bazë ajrore dhe detare”.

Ministria e Mbrojtjes u shpreh se qëllimi i sulmit është arritur dhe “të gjitha objektivat e përcaktuara janë goditur”.

Megjithatë, krerët rajonalë anembanë Ukrainës thonë se sulmet janë duke vazhduar, me bombardime të raportuara në Lviv dhe Zaporizhzhia këtë mëngjes.

Në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba thotë se shënjestrimi i qëllimshëm i objekteve energjetike nga Rusia përbën një krim lufte që synon krijimin e “kushteve të padurueshme për civilët”, duke shtuar se sulmet ishin planifikuar shumë më përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco