Parlamenti i Estonisë pritet të shpallë Rusinë si 'vend terrorist'

Parlamenti i Estonisë pritet të shpallë Rusinë si 'vend terrorist'

12:45, 11/10/2022
A+ Aa A-

“Rusia është një shtet terrorist”. Kjo është kryefjala e mocionit parlamentar që do të diskutohet sot në Riigikogu, Kuvendin e Estonisë, një definicion që po të zyrtarizohet, siç pritet tashmë, do të përbente një risi për një vend të Bashkimit Europian dhe anëtar i NATO-s.

Vendimi do të sjellë tensione të shtuara në marrëdhëniet e Tallin me Moskën, që janë gjithsesi në pikën më të ulët që kur republika baltike shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, më 20 gusht të vitit 1991.

Pikërisht në gusht të këtij viti, një ditë pasi autoritetet estoneze filluan të zbatojnë vendimin për heqjen e të gjitha monumenteve të epokës sovjetike, vendi që cilësohet si një nga më të përparuarit në fushën digjitale u godit nga një sulm kibernetik të dimensioneve të mëdha, që pothuajse paralizoi rreth 200  portale të rëndësishme qeveritare si ai i taksave, për të cilin u akuzua  grupi i hakerave rus Killnet, që dyshohet se mbështetet nga shërbimet sekrete të Moskës.   

Rreziku nga Rusia është prioritet për vendin që cilësohet si më i përparuari dhe me nivelin e jetesës më të lartë nga vendet ish-sovjetike. Tallin e sheh veten si objektivi i radhës së Moskës, në rast të një fitore ruse në fushëbetejën ukrainase.

“Estonia nuk do të njohë kurrë cenimin e integritetit territorial të Ukrainës si rezultat i një agresioni të turpshëm dhe të një referendumi të rremë”, shkruhet ndër të tjerat në mocionin parlamentar që pritet të votohet ditën e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco