Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Jo vetëm Britania: Edhe Danimarka po planifikon t’i dërgojë azilkërkuesit e vet në Ruandë Ministrja e Brendshme britanike Priti Patel dhe Ministri i Jashtëm i Ruandës, Vincent Biruta, pas marrëveshjejes në Kigali, Ruanda, më 14 prill 2022

Jo vetëm Britania: Edhe Danimarka po planifikon t’i dërgojë azilkërkuesit e vet në Ruandë

10:56, 11/10/2022
A+ Aa A-

Kur liderët e partive kryesore politike të Danimarkës u përballën me njëri-tjetrin javën e kaluar në debatin e parë televiziv të fushatës zgjedhore, ata patën mospajtime sipas linjave të njohura partiake.

Por pati një temë për të cilën të gjithë mund të binin dakord, e cila bashkonte të majtën dhe të djathtën: një plan i debatueshëm për t’i transferuar azilkërkuesit, nga Danimarka në Ruandë.

Vitin e kaluar danezët miratuan legjislacionin e ri për ta bërë të mundur një lëvizje të tillë, dhe në fund të verës qeveria e kryeministres së qendrës së majtë Mette Frederiksen nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Ruandës për të "shqyrtuar bashkërisht" mundësinë e dërgimit ë azilkërkuesve që mbërrijnë në Danimarkë, në Ruandë "për të shqyrtuar kërkesat për azil dhe mbrojtje si dhe mundësinë e vendosjes në Ruandë".

Edhe pse nuk ka ende një marrëveshje zyrtare midis dy vendeve, ky është qartëisht drejtimi i udhëtimit, me skemën që duket shumë e ngjashme me një politikë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përpiqet- deri më tani, pa sukses.

Në prill të këtij viti, kryeministri i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson njoftoi një marrëveshje me Ruandën që do të lejonte që njerëzit që hynin ilegalisht në Britani, të dëboheshin për në vendin afrikan. Në këmbim të pranimit të tyre, Ruanda do të marrë miliona paund ndihmë për zhvillim. Të dëbuarit do të lejohen të aplikojnë për azil vetëm në Ruandë, jo në Britani.

Kundërshtarët e skemës argumentuan se është e paligjshme dhe çnjerëzore të dërgosh njerëzit, mijëra milje në një vend në të cilin nuk duan të jetojnë dhe deri më tani asnjë avion nuk është nisur nga Mbretëria e Bashkuar për në Ruanda pas ndërhyrjeve ligjore në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Por prapëseprapë, qeveria e re britanike dëshiron të vazhdojë pandërprerë - me Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që së fundmi tha se ishte "ëndrra" e saj të shihte tituj në  gazeta për avionët me azilkërkues që shkonin në Ruandë në kohë për Krishtlindje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco