Shitet për 50 milionë dollarë diamanti i rrallë rozë

Shitet për 50 milionë dollarë diamanti i rrallë rozë

10:30, 10/10/2022
A+ Aa A-

Një diamant i rrallë rozë 11,15 karatësh është shitur për 49,9 milionë dollarë në Hong Kong, duke vendosur një rekord botëror për çmimin më të lartë për karat për një diamant të shitur në ankand.

Williamson Pink Star, një diamant oval 59.6 karatë u vlerësua fillimisht 21 milionë dollarë.

“Diamantet rozë janë tmerrësisht të rrallë në natyrë. Më pas shtohen faktorë si të qenit mbi 10 karatë, përsosmëria dhe tipi, e më pas vlera arrin kulmin”, shpjegon drejtuesi i argjendarisë së shtëpisë së ankandeve Sotheby’s.

Diamantet rozë janë shumë të rrallë në tregjet e gurëve të çmuar dhe shumë të kërkuar.

Williamson Pink Star është diamanti i dytë më i madh rozë që shfaqet në ankand. Wenhao Yu, kryetar i bizhuterive në Sotheby’s Asia, e krahasoi diamantin me një vepër të jashtëzakonshme arti, prandaj u ofrua midis ankandeve të artit modern dhe bashkëkohor të Sotheby’s Hong Kong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco