OKB dënon ‘vrasjen e tmerrshme’ të 15 emigrantëve në Libi

OKB dënon ‘vrasjen e tmerrshme’ të 15 emigrantëve në Libi

09:22, 10/10/2022
A+ Aa A-

Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi ka dënuar vrasjet e tmerrshme të të paktën 15 emigrantëve dhe azilkërkuesve në Sambrata, duke u bërë thirrje autoriteteve vendase që të vendosin autorët para drejtësisë.

Pesëmbëdhjetë kufoma emigrantësh, disa të djegur, u gjetën të premten në një plazh në Sambrata, 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tripoli, një qytet nga i cili mijëra njerëz largohen çdo vit duke u përpjekur të arrijnë në brigjet italiane.

“Njëmbëdhjetë trupa të djegur u gjetën brenda anijes dhe katër të tjerë me jashtë,” shkruan Misioni përmes një postimi Twitter.

“Megjithëse rrethanat e sakta mbeten për t’u verifikuar, vrasjet dyshohet se ishin rezultat i përleshjeve midis trafikantëve rivalë të armatosur,” sipas OKB-së, e cila u bëri thirrje autoriteteve të “bëjnë një hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent për të sjellë të gjithë autorët përpara drejtësisë”.

Tragjedia sjell brutalisht në fokus “mungesën e mbrojtjes me të cilën përballen migrantët dhe azilkërkuesit në Libi, si dhe shkeljet e përhapura të të drejtave të njeriut të kryera nga rrjetet e fuqishme të trafikantëve dhe kriminelëve”, tha misioni.

Sipas mediave në Libi, emigrantët, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, u qëlluan të enjten nga persona të armatosur pas një sherri mes trafikantëve.

Sipas informacioneve, një nga grupet e trafikantëve të përfshirë më pas i vuri flakën anijes të premten.

Kaosi që pasoi përmbysjen e regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011 e ktheu Libinë në një strehë për dhjetëra mijëra refugjatë dhe migrantë nga Afrika Sub-Sahariane, shtetet arabe dhe Azia Jugore që kërkonin të arrinin në Evropë përmes Italisë.

rivale në Libinë perëndimore dhe lindore që konkurrojnë për pushtet që nga marsi.

Që nga fillimi i vitit aktual, 14,157 migrantë janë kapur dhe janë kthyer në Libi, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të publikuara të hënën e kaluar. Të paktën 216 persona të tjerë vdiqën këtë vit duke u përpjekur të kalonin të ashtuquajturën rrugë të Mesdheut qendror, ndërsa 724 u shpallën të zhdukur dhe supozohen të vdekur, sipas të njëjtës organizatë, pjesë e sistemit të OKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco