Shteti nën diktatin e bandave i kërkon botës ndihmë ushtarake

Shteti nën diktatin e bandave i kërkon botës ndihmë ushtarake

21:28, 09/10/2022
A+ Aa A-

Bandat e armatosura kanë paralizuar Haitin, qeveria e të cilit duket tashmë e dorëzuar dhe i ka kërkuar botës ndihmë ushtarake.

Qeveria ka autorizuar kryeministrin Ariel Henry që të kërkojë ndihmë të armatosur nga jashtë për shkak të rrezikut të një krize të madhe humanitare. Ndërkohë, SHBA u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen sa më parë për arsye sigurie nga Haiti.

Një grup bandash kanë bllokuar që prej muajit shtator pikën kryesore të nxjerrjes së karburantit në vend, duke dëmtuar furnizimet me ujë dhe me ushqime.

Megjithatë, deri tani është e paqartë se kujt shteti i është dërguar kërkesa për ndihmë ushtarake, ndërsa OKB-ja ka reaguar duke thënë se nuk ka marrë ende asnjë kërkesë zyrtare nga qeveria e Haitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco