Radhë në qendrat e votimit në Itali, çfarë është kuponi kundër mashtrimit

Radhë në qendrat e votimit në Itali, çfarë është kuponi kundër mashtrimit

16:55, 25/09/2022
A+ Aa A-

Italia po mban sot zgjedhjet parlamentare nga ku do të dalë dhe qeveria e re që do të drejtojë vendin. Bie në sy radhët e gjata në qendrat e votimit herë-herë duke shkaktuar dhe kaos.

Mediat italiane bëjnë më dije se shkaktari kryesorë që po sfilit italianët është kuponi kundër mashtrimit

I parashikuar nga Rosatellum, kuponi kundër mashtrimit u fut në ligjin aktual zgjedhor me të cilin thirren italianët të votojnë për të parandaluar shkëmbimin e votës dhe hyrjen e fletëve të votimit nga jashtë.

Teknikisht, kuponi është një kod alfanumerik progresiv që shkëputet nga fleta e votimit vetëm pasi qytetari të ketë shprehur preferencën e tij. Kryetari kontrollon nëse numri i kuponit është i njëjtë me atë të shënuar përpara dorëzimit të kartës. Vetëm në fund të këtij kontrolli, fleta e votimit mund të futet në kuti.

Kuponi kundër mashtrimit parashikohet nga neni 58 i ligjit dhe përshkruhet në nenin 361 të vitit 1957 (teksti i konsoliduar i ligjeve zgjedhore), i përditësuar me ligjin nr. 165, pikërisht Rosatellum.

Zgjedhësi, sipas përcaktimeve, i jep kryetarit të qendrës së votimit, në përfundim të operacioneve të votimit, fletën e votimit të mbyllur dhe lapsin.

Kryetari “verifikon identitetin” e kartës “duke shqyrtuar nënshkrimin dhe vulën, dhe duke krahasuar numrin e shkruar në shtojcë me atë të shkruar në listë”.

Gjithmonë i takon kryetarit të heqë kuponin nga karta, “duke ndjekur vijën me pika”, “kontrolloni që numri progresiv të jetë i njëjti i shënuar përpara dorëzimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco