Moska premton 'mbrojtje të plotë' për çdo rajon ukrainas që mund të aneksohet nga Rusia

Moska premton 'mbrojtje të plotë' për çdo rajon ukrainas që mund të aneksohet nga Rusia

16:27, 25/09/2022
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se rajonet e Ukrainës ku po mbahen referendume që janë hedhur poshtë nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë, do të jenë nën "mbrojtjen e plotë" të Rusisë nëse aneksohen nga Moska.

Referendumet në katër rajone lindore të Ukrainës, që synojnë aneksimin e territorit që Rusia ka marrë me forcë që kur filloi agresionin e saj në shkurt, vazhduan për të tretën ditë të dielën dhe parlamenti rus mund ta zyrtarizojë aneksimin brenda pak ditësh.

Duke i pretenduar si të vetat Luhanskun, Donetskun, Khersonin dhe Zaporizhzhian, Moska mund t'i karakterizojë përpjekjet e Ukrainës për t'i rimarrë ato, si një sulm ndaj vetë Rusisë, një paralajmërim për Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë.

Aneksimet ruse rrisin rrezikun e një konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s pasi trupat ukrainase po përdorin armët perëndimore.

Ukraina dhe aleatët e saj i kanë hedhur poshtë referendumet si një lëvizje e sajuar për të justifikuar një përshkallëzim të luftës dhe një nxitje mobilizimi nga Moska pas humbjeve të fundit në fushën e betejës./VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco