Super tajfuni Noru po shkon drejt Filipineve

Super tajfuni Noru po shkon drejt Filipineve

16:18, 25/09/2022
A+ Aa A-

Super tajfuni Noru po lëviz drejt Filipineve, në ishullin Luzon ku po evakuohet popullsia, njoftuan autoritetet lokale.

Tajfuni ka mbajtur erëra prej 185 kilometrash në orë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, ai duhet të bjerë në tokë vonë të dielën sipas kohës lokale, rreth 80 kilometra në verilindje të kryeqytetit Manila.

Ekspertët paralajmëruan se shpejtësia e erës pas Norës u rrit me 90 kilometra në orë në vetëm 24 orë.

Meteorologët parashikojnë se shpejtësia e erës mund të arrijë 205 kilometra në orë në momentin që super tajfuni të arrijë në tokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco