Prag tragjedie, avioni drejtuar nga 23-vjeçari bën ulje emergjente, godet 3 makina

Prag tragjedie, avioni drejtuar nga 23-vjeçari bën ulje emergjente, godet 3 makina

14:05, 25/09/2022
A+ Aa A-

Një incident mund të kishte përfunduar në tragjedi në Bolzano. Një avion bëri ulje emergjente në parkingun e një supermarketi në zonën industriale.

Pasojat mund të kishin qenë të rënda, duke pasur parasysh praninë e dyqaneve të shumta në zonë, të mbushura me njerëz.

Ultralight me dy ulëse u ngrit nga një fushë ajrore në San Genesio mbi Bolzano, ndërsa ulja u bë rreth orës 14:30  në një distancë të shkurtër nga aeroporti i Tirolit Jugor, ku ishte drejtuar avioni.

Sipas rrëfimeve të disa dëshmitarëve, avioni goditi me krah çatinë e një ndërtese dhe më pas u ul në rrugën hyrëse në zonën e parkimit të supermarketit në via Buozzi, ku goditi një makinë të parkuar dhe dy makina në lëvizje.

Në krye të avionit ishte një 23-vjeçar nga Tiroli i Jugut, i cili tani do të thirret të shpjegojë dinamikën e ngjarjeve dhe të japë arsyet pse iu desh të bënte uljen emergjente. Menjëherë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes, së bashku me zjarrfikësit e Bolzanos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco