Princ Harry i tmerruar, pasi Meghan Markle e 'kërcënoi' se do ta braktiste

Princ Harry i tmerruar, pasi Meghan Markle e 'kërcënoi' se do ta braktiste

13:12, 25/09/2022
A+ Aa A-

Mesa duket marrëdhënia jo e mirë e Meghan Markle me familjen mbretërore daton qysh shumë herët. 

Që në fillimet e njohjes me Princ Harry-n, ajo ishte vendosur nën presion pasi kishte takuar një anëtar të vjetër të familjes së parnterit të saj.

Pas këtij moment dhe pasi lajmi i lidhjes së tyre mori “dhenë” në Britaninë e Madhe, bëhet me dije se aktorja i ka dhënë një ultimatum Harry-t që ajo mendonte që do e mbronte nga rreziku që i kanosej.

Një burim shprehet: “Ajo i tha sot bashkëshortit të saj: “Nëse nuk jep një deklaratë që konfirmon se jam e dashura jote, unë do të ndahem me ty”. Harry ishte në panik”. Një burim tjetër shtoi: “Ai po çmendej duke thënë, “Ajo do të më lërë mua”.

 

 

Princ Harry ishte tashmë kokë e këmbë i dashuruar me Meghan në atë kohë dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të mbajtur marrëdhënien e tij me të.

Mesa duket gjithçka ia ka vlejt, pasi dyshja sot janë të martuar, dhe kanë dy fëmijë, djalin Archie dhe vajzën Lilibet.

Image

Disa kohë më parë Harry bëri një tjetër sakrificë për sigurinë e gruas së tij, duke hequr dorë nga gjithçka dhe duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vijojnë të jetojnë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco