VIDEO/ Shpërthim në rajonin e Zaporizhzhia gjatë vizitës së ekspertëve ndërkombëtar në centralin bërthamor

VIDEO/ Shpërthim në rajonin e Zaporizhzhia gjatë vizitës së ekspertëve ndërkombëtar në centralin bërthamor

18:53, 01/09/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar jashtë një ndërtese mjekësore në qytetin Enerhodar, i cili ndodhet vetëm disa milje larg centralit bërthamor Zaporizhzhia gjatë vizitës së delegacionit të ekspertëve të energjisë atomike.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për bombardimin e qytetit në një përpjekje për të penguar vizitën e sotme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Vizita e delegacionit të ekspertëve prej 14 anëtarësh nga IAEA erdhi pas muajsh negociatash për të hyrë brenda centralit bërthamor më të madh të Evropës.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi është larguar nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, njofton kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom.

Në një deklaratë në Telegram, Energoatom tha se Grossi u largua nga fabrika së bashku me shumicën e anëtarëve të delegacionit.

Më tej thuhet se janë pesë përfaqësues të misionit të IAEA-s të mbetur në fabrikë, të cilët po shkarkojnë pajisjet që sollën.

“Pritet që ata të jenë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia deri më 3 shtator,” shtoi kompania bërthamore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco