Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Gorbaçovit, thotë Kremlini

Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Gorbaçovit, thotë Kremlini

13:02, 01/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus do të mungojë në funeralin e liderit të fundit sovjetik sepse 'nuk e lejon axhenda',  tha zëdhënësi

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në funeralin e liderit të fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev, të shtunën sepse e ka kohën të kufizuar, tha Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putini i kishte bërë nderimet e tij të enjten në mëngjes, kur vizitoi dhe vendosi një kurorë në spitalin qendror klinik të Moskës, ku Gorbaçovi vdiq të martën.

“Fatkeqësisht, orari i punës i Presidentit nuk do ta lejojë atë ta bëjë këtë më 3 shtator, kështu që ai vendosi ta bëjë sot”, tha Peskov.

Në atë që do të shihet si një nënvlerësim ndaj ish-udhëheqësit sovjetik, Peskov duket se përjashtoi mundësinë që Gorbaçovi të ketë një funeral shtetëror, duke thënë se mund të kishte "elemente" të një ceremoniali shtetëror, përfshirë rojet e nderit dhe se shteti po ndihmonte me organizimin.

Funerali i Gorbaçovit do të mbahet të shtunën në varrezat Novodevichy në Moskë. Do të ketë gjithashtu një ceremoni lamtumire në Hollin e famshëm të Kolonave në Shtëpinë e Sindikatave të Moskës, pak larg Kremlinit.

Putin kishte një marrëdhënie të tensionuar me Gorbaçovin, i cili inicioi politika që përfundimisht çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik. Putin e ka quajtur rënien e BRSS “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”.

Gorbaçovi e kishte kritikuar Putinin, ndonjëherë me kujdes, për zmbrapsjen e reformave demokratike dhe rifutjen e elementeve të represionit që nganjëherë të kujtonin epokën sovjetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco