Myslimanët ujgurë, Kombet e Bashkuara akuzojnë Kinën për krime ndaj njerëzimit

Myslimanët ujgurë, Kombet e Bashkuara akuzojnë Kinën për krime ndaj njerëzimit

12:00, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën për “cenim të rëndë të të drejtave të njeriut” në një raport për akuzat e abuzimit në provincën Xinjiang.

Kina i kërkoi Kombeve të Bashkuara të mos e publikonte raportin, ndërsa Pekini e quajti një ‘farsë’ të sajuar nga fuqitë perëndimore. Raporti akuzon për abuzimin e myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve të tjera etnike, të cilat Kina i mohon.

Hetuesit u shprehën se kanë gjetur “prova të besueshme” torturash që renditen në “krime ndaj njerëzimit”. Raporti u publikua në ditën e fundit të Michelle Bartlett si komisionere e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Raporti nga ekipi i Bartlett akuzon Kinën për përdorimin e ligjeve të paqarta të sigurisë shtetërore për të shtypur të drejtat e minoriteteve dhe vendosjen e “sistemeve të dënimit arbitrar”. Sipas tij, të burgosurit janë ekspozuar ndaj “modeleve të trajtimit çnjerëzor” që përfshin “ngjarje të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore”.

Ndër të tjera, përfshihet trajtimi i detyruar mjekësor dhe “detyrimi diskriminues i planifikimit familjar dhe politikave kontraceptive”.

Kombet e Bashkuara rekomandojnë që Kina të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për “lëshimin e të gjithë individëve të privuar nga liria e tyre” dhe tha se veprimet e Pekinit mund të konsiderohen “kryerje e krimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe ato ndaj njerëzimit”.

Organizata shprehet se nuk ka siguri për numrin e njerëzve që po mbahen nga qeveria,  por grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se  më shumë se një milionë njerëz janë burgosur në kampet e Xinjiang, në Kinën veriperëndimore./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco