VIDEO/ Kaosi me fluturimet në Britaninë e Madhe, pasagjeri godet punonjësit e aeroportit

VIDEO/ Kaosi me fluturimet në Britaninë e Madhe, pasagjeri godet punonjësit e aeroportit

18:38, 25/06/2022
A+ Aa A-

Kaosi i krijuar në aeroportet e Britanisë së Madhe ka agravuar jo pak herë situatën mes udhëtarëve dhe punonjësve në aeroporte.

Siç shihet në pamjet e siguruara, një burrë godet dy punonjës ndërsa nga ana tjetër shtyn fort bashkëshorten duke e përplasur edhe atë në tokë.

Sipas autoriteteve britanike, burri që duket në pamjet e publikuara në rrjete sociale ishte në gjendje të dehur ndërsa u arrestua nga policia bashkë me gruan.

Një zëdhënës i aeroportit të Bristol ka thënë se sjellja antisociale, e dhunshme ose kërcënuese s'do pranohet nga Aeroporti Bristol dhe linjat ajrore.

"Megjithëse sulme të tilla janë të rralla, ne i marrim seriozisht dhe mbështesim çdo hetim policor."-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco