Teatri Bolshoi i Rusisë anulon shfaqjet e regjisorëve që kritikuan luftën në Ukrainë

Teatri Bolshoi i Rusisë anulon shfaqjet e regjisorëve që kritikuan luftën në Ukrainë

14:38, 02/05/2022
A+ Aa A-

 Teatri Bolshoi i Rusisë këtë javë krejt papritur anuloi dy shfaqje të regjisorëve Timofey Kuliabin dhe Kirrill Serebrennikov.

Teatri nuk dha asnjë arsye për ndërprerjen e këtyre shfaqjeve, por mendohet se një nga arsyet kryesore është se këta regjisorë kanë kritikuar luftën në Ukrainë. 

Kuliabin ka përdorur llogarinë e tij në Instagram për të shprehur solidaritetin me Ukrainën, duke bërë thirrje që Mariupol të shpëtohet dhe se "jo të gjithë rusët janë fashistë".

Ndërsa muajin e kaluar, Serebrennikov i tha France 24 se "është mjaft e qartë se Rusia e ka nisur luftën" dhe se ai e konsideroi situatën zemërthyese.

"Është luftë, është duke vrarë njerëz, është gjëja më e keqe (që) mund të ndodhë ndonjëherë me qytetërimin, me njerëzimin... Është një katastrofë humanitare, lumenjtë po rrjedhin gjak" tha ai.

Shfaqjet nga dy regjisorët janë zëvendësuar, duke marrë kritika kritike në internet nga qindra komentues.

“Çfarë mosrespekti për spektatorët dhe artistët! shkroi një grua shkroi në kanalin Telegram të teatrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco