‘Rusia sulmon Ukrainën të mërkurën’/ CIA informon aleatët e NATO-s

‘Rusia sulmon Ukrainën të mërkurën’/ CIA informon aleatët e NATO-s

10:35, 12/02/2022
A+ Aa A-

Shërbimet e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar aleatët e NATO-s për një sulm të Rusisë ndaj Ukrainës brenda pak ditësh.

Sipas informacioneve të revistës më të madhe gjermane, Spiegel, CIA dhe ushtria amerikane kanë informuar qeveritë e vendeve të NATO-s se sulmi do të ndodhë të mërkurën që vjen.

Ky informacion iu është dorëzuar qeverive përkatëse të premten.

Sipas shumë burimeve diplomatike dhe ushtarake, SHBA u ka dhënë shumë detaje specifike vendeve të NATO-s në lidhje me sulmin e mundshëm.

Po ashtu këto burime thonë se të dhënat e ofruara nga CIA mbështeten edhe nga inteligjenca e vendeve të tjera perëndimore.

Deri më tani është spekuluar se Rusia do e sulmojë Ukrainën në mes të shkurtit.

Por po ashtu burimet thonë se është e mundur që SHBA po e përhap qëllimisht këtë informacion, për të penguar planet ruse të sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco