Omicron/ Cunam me raste të reja në SHBA brenda 24 orëve

Omicron/ Cunam me raste të reja në SHBA brenda 24 orëve

07:37, 04/01/2022
A+ Aa A-

Omicron godet Shtetet e Bashkuara pas festave të fundvitit. 

Vetëm ditën e djeshme, pati mbi një milion raste të reja brenda 24 orëve, dyfish në krahasim me katër ditë më parë.

 Të dhënat, nga Universiteti Johns Hopkins, megjithatë mund të nënvlerësohen , duke mos marrë parasysh shumë amerikanë që tani mbështeten në testet DIY anti-Covid të përdorura në shtëpi.

Që nga fillimi i pandemisë në SHBA, ka pasur më shumë se 56 milionë infeksione dhe afro 830 mijë viktima të virusit.

 Në Florida, një nga shtetet më pak kufizime të SHBA-së, infeksionet janë rritur me 948% në dy javë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco