Gënjeu investitorët, kush është protagonistja e ‘skandalit të gjakut’ që do të dënohet për mashtrim?!

Gënjeu investitorët, kush është protagonistja e ‘skandalit të gjakut’ që do të dënohet për mashtrim?!

07:15, 04/01/2022
A+ Aa A-

Themeluesja e 'Theranos' Elizabeth Holmes 37 vjeç që premtoi se do të revolucionarizonte industrinë e kujdesit shëndetësor është dënuar për mashtrim nga një gjykatë në Kaliforni.

Falë premtimeve, bindjes dhe profilit të saj dinamik, biznesmenja e re arriti brenda pak vitesh të fitonte besimin e investitorëve me prestigj të jashtëzakonshëm, diçka e rrallë në botën e mbizotëruar nga meshkujt që enden në "Silicon Valley" .

Ajo u mbështet, ndër të tjera, nga ish-sekretari i shtetit, Henry Kissinger , ish-sekretari i Mbrojtjes James Mattis , si dhe manjati i medias Rupert Murdoch , i cili ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë në firmën e  Theranos.

Në kulmin e saj, vlera e kompanisë kishte arritur gati 10 miliardë dollarë dhe zonja Holmes, aksionerja kryesore e saj, kishte një pasuri prej 3.6 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes.

Por në vitin 2015, Wall Street Journal bëri zbulimin shpërthyes se makina e famshme diagnostikuese e Theranos nuk funksionoi kurrë.

Pas një procesi që zgjati më shumë se tre muaj dhe rreth 50 orë konsultime , anëtarët e jurisë vendosën - unanimisht - se ajo ishte fajtore për mashtrim ndaj investitorëve.

Prokurorja e SHBA Stephanie Hinds falënderoi juristët, të cilët tha se kishin lundruar një "çështje komplekse" për 15 javë për të marrë vendimin e tyre.

 

"Vendimet e fajësisë, në këtë rast, pasqyrojnë fajësinë e zonjës Holmes në këtë mashtrim të investitorëve në shkallë të gjerë dhe ajo tani duhet të përballet me dënimin për krimet e saj," tha prokuroria në një deklaratë të lexuar nga një asistent.

Holmes themeloi Theranos kur ishte 19 vjeçe pak pasi u largua nga inxhinieria kimike në Universitetin Stanford.

Firma pushoi zyrtarisht funksionimin në 2018 pas skandalit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco