Lajmi i fundit

Plas në Itali/ Sherr me grushte mes deputetëve, pamje kaotike

Kryeministri izraelit Naftali Bennett viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri izraelit Naftali Bennett viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

15:08, 13/12/2021
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua të hënën me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed në rezidencën private të princit në Abu Dabi.

 Vizita historike, e para e një kryeministri izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është pjesë e një përpjekjeje intensive diplomacie rajonale nga zyrtarët izraelitë, ndërkohë që bisedimet e Vjenës për programin bërthamor të Iranit po hasin vështirësi.

Vitin e kaluar, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga administrata e ish-presidentit Trump për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike, një nga të ashtuquajturat Marrëveshje të Abrahamit me vendet arabe, të cilat përfshinin gjithashtu Bahreinin, Sudanin dhe Marokun.

Izraeli ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit nëse dështojnë negociatat diplomatike për të parandaluar Republikën Islamike të përshpejtojë programin e saj bërthamor.

Javët e fundit, kryediplomati i Izraelit dhe krerët e mbrojtjes dhe zbulimit të vendit kanë pasur takime me aleatët në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Mesme për të bërë thirrje për një qasje më të ashpër ndaj Iranit./VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco