Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ambjentalistët kritikojnë Bill Gates, arsyeja ditëlindja e tij luksoze të Turqi

Ambjentalistët kritikojnë Bill Gates, arsyeja ditëlindja e tij luksoze të Turqi

08:22, 01/11/2021
A+ Aa A-

Themeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili po kalon pushimet në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut qe prej javes se kaluar, festoi ditëlindjen e tij të 66-të në jahtin e tij luksoz.

Ai ka festuar ditëlindjen e tij mes shumë të ftuarve, duke përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Por kjo feste luksoze ka zgjuar ambientalistët. Gates kreu udhetime me helikopter për secilin prej të ftuarve të tij. 

Gazeta britanike Daily Mail shkruan gjithashtu se në festën 4-orëshe të Bill Gates, të ftuarit kanë shijuar ndër të tjera ushqime deti, sushi, pica dhe shampanjë të bollshme ku masat e sigurisë ishin të rrepta, përfshirë ndalimin e përdorimit të celularëve nga punonjësit në Sea Me Beach.

Por Gates dhe Bezos, të cilët shpesh herë shprehen se 'zvogëlimi i gjurmës të karbonit' dhe 'luftimi kundër ndryshimeve klimatike globale', ky festim i 66-të vjetorit të tij la tonelata emetime karboni në natyrë.

Fakti që njerëzit e famshëm të biznesit lanë aq shumë emetime karboni tërhoqi reagime të mëdha nga ambientalistët. 

Shumë përdorues në rrjetet sociale kujtuan deklaratat e Bezos dhe Gates për mbrojtjen e natyrës në të kaluarën, duke komentuar:

'Çfarë mënyrë e sëmurë për të festuar ditëlindjen tuaj të 66-të, - bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë'.

Nga ana tjetër, pretendohet se Bill Gates kërkon rreth 3 milionë metra katrorë tokë për të investuar brenda kufijve të Muglas dhe Aydinit dhe se ka kontaktuar me disa biznesmenë dhe kompani nga Turqia për këtë çështje, kështu që pushimet e tij në Bodrum dhe Turqi do të vazhdojnë edhe për një javë tjetër.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco