Talebanët vrasin dy të ftuar, plagosin dhjetëra të tjerë pasi po dëgjonin muzikë në një dasëm

Talebanët vrasin dy të ftuar, plagosin dhjetëra të tjerë pasi po dëgjonin muzikë në një dasëm

07:53, 01/11/2021
A+ Aa A-

Tre policië talebanë kanë qëlluar dhe kanë vrarë dy të rinj dhe plagosën dhjetra të tjerë sepse po dëgjonin muzikë, një praktikë që konsiderohet e ndaluar nga islamistët radikal, për festa të tilla.

Ngjarja ka ndodhur në Surkh Rod në provincën Nangarhar në Afgansitan lindor.

Në Kalbul zëdhënësi i qeverisë talebane , Zabihullah Mujahid , tha se ekzekutivi është kundër akteve të tilla të dhunës. 

Sipas raportimeve nga BBC , dy nga personat që qëlluan u arrestuan, ndërsa i treti është në kërkim. 

Gjatë regjimit të parë taleban, midis 1996 dhe 2001, autoritetet e Kabulit ndaluan të gjithë muzikën jo-fetare.

 Por që kur ata rimorën pushtetin gushtin e kaluar, të ashtuquajturit "studentët e teologjisë" nuk e kanë nxjerrë ende ligjin për këtë çështje. 

Megjithatë, grupi u akuzua për vrasjen e një këngëtari popullor dhe shkatërrimin e instrumenteve. 

Shumë këngëtarë dhe muzikantë janë largaur nga Afganistani, që kur ushtria amerikane dhe aleatët u larguan në gusht të këtij viti.

"Hetimet janë duke vazhduar. Deri më tani nuk është e qartë se si ndodhi kjo - tha zëdhënësi i qeverisë Zabihullah Mujahid në një konferencë për shtyp - Në radhët e Emiratit Islamik, askush nuk ka të drejtë të largojë dikë nga muzika. Kjo është rruga kryesore. Nëse dikush vret edhe nëse është njeriu ynë, është krim dhe për këtë do të gjykohet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco