Lajmi i fundit

11 Dhjetori/ Berisha: Thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e PD-së!

Papa kërkon një rrogë universale për të pamundurit: Po shkojmë drejt humnerës

Papa kërkon një rrogë universale për të pamundurit: Po shkojmë drejt humnerës

09:48, 18/10/2021
A+ Aa A-

Papa Françesku thotë se është koha që të garantohet një pagë universale për çdo person në botë, në mënyrë që të pamundurit të sigurojnë gjërat bazike për të jetuar.

Ai gjithashtu ka propozuar që të ketë ulje të orarit të punës, që thotë se do të mundësinë punësimin e më shumë personave.

“Është koha për të frenuar lokomotivën, një lokomotivë e pakontrolluar që po na çon në humnerë. Ne jemi akoma në kohë, për të ndryshuar” tha Papa.

Ai theksoi nevojën për të ndryshuar sistemin aktual socio-ekonomik dhe u kërkoi qeverive, politikanëve, kompanive dhe udhëheqësve fetarë të ndihmojnë në këtë qëllim, ndërsa u bëri thirrje edhe kompanive të prodhimit të vaksinave që të heqin dorë nga autorësia e tyre dhe të shpëtojnë jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco