Të shtëna me armë, vriten 3 postier në SHBA

Të shtëna me armë, vriten 3 postier në SHBA

18:23, 13/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën e Renditjes së Postave në shtetin federal Tennessee, ku tre punonjës të shërbimit postar amerikan u vranë sot në një incident të armatosur.

Një mbikëqyrës, menaxher dhe postier që u vendosën përkohësisht në Qendrën e Renditjes së Postës u vranë nga të shtënat, thanë të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tyre, raportoi foxnews.

Autoritetet amerikane deklarojnë se postieri qëlloi mbikëqyrësin dhe menaxherin, pas së cilës ai kreu vetëvrasje.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Postar i SHBA nuk i kanë publikuar menjëherë emrat e personave të përfshirë në aksident.

“Kjo nuk mund të lidhet me shërbimin postar sepse ka incidente të ngjashme në shkolla, dyqane, kudo”, tha presidentja e degës lokale të Shoqatës Kombëtare të Mbikëqyrësve Postarë, Lakita Benjamin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco