Superman i ri do të jetë biseksual, histori e projektuar për të përqafuar diversitetin

Superman i ri do të jetë biseksual, histori e projektuar për të përqafuar diversitetin

17:20, 13/10/2021
A+ Aa A-

Në versionin më të fundit të Superman, Jon Kent, djali i superheroit legjendar Clark Kent, paraqitet si biseksual.

DC Comics ka njoftuar se Superman i ri do të ketë një marrëdhënie romantike me një personazh mashkull në një histori që do të publikohet muajin e ardhshëm.

Ashtu si babai i tij, Jon Kent është një gazetar, i cili ka krijuar një miqësi ne një gazetar tjetër të quajtur Jay Nakamura, në një histori të publikuar në gusht.

Djali i Supermenit origjinal në imazhet e fundit e shpërndara nga DC Comics paraqitet duke puthur gaztarin.

Skenaristi i këtij seriali, Tom Taylor thotë se “Simboli i Supermanit ka qenë gjithmonë për shpresën, të vërtetën dhe drejtësinë. Por sot ai simbol nënkupton diçka më shumë, ku më shumë njerëz mund ta shohin veten e tyre të pasqyruar në superheroin më të fuqishëm të librave vizatimorë amerikanë”.

“Reagimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive, gjë që nuk e prisja. Po, ka shumë kritika në internet, por nga ana tjetër ka kaq shumë njerëz që në shumë gjuhë të ndryshme tregojnë se çfarë do të thotë kjo gjë për ata. Disa thonë në “Twitter” se kanë shpërthyer në lot kur lexon lajmet pasi ata dëshironin që Superman të ishte ky version në fëmijërinë e tyre”, u shpreh Tom Taylor.

Linja e tregimit do të shfaqet në numrin 5 të “Son of Kal-El”, që do të dalë në raftet e librarive më 9 nëntor.

Një skenar i tillë ku superheroi më i famshëm i Amerikës shfaqet si biseksual vjen pasi më shumë libra vizatimorë amerikanë janë duke përqafuar diversitetin dhe po shtojnë personazhe që nuk janë heteroseksualë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco