SHBA do të rihapë kufijtë tokësorë në nëntor për të vaksinuarit plotësisht

SHBA do të rihapë kufijtë tokësorë në nëntor për të vaksinuarit plotësisht

13:20, 13/10/2021
A+ Aa A-

Uashington -SHBA do të rihapë kufijtë e saj tokësorë për udhëtime jo të domosdoshme muajin e ardhshëm, duke i dhënë fund ngrirjes 19-mujore për shkak të pandemisë COVID-19 ndërkohë që vendi po lëviz për të kërkuar që të gjithë vtë ardhurit nga jashtë të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Udhëtimi me automjete, hekurudha dhe tragete midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë dhe Meksikës është kufizuar kryesisht në udhëtimet thelbësore, siç është tregtia, që nga ditët e para të pandemisë.

Rregullat e reja, të shpallura të mërkurën, do të lejojnë shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht të hyjnë në SHBA, pavarësisht nga arsyeja e udhëtimit duke nisur nga fillimi i nëntorit, kur një lehtësim i ngjashëm i kufizimeve është vendosur të fillojë për udhëtimet ajrore në vend.

Nga mesi i janarit, edhe ata me arsye të forta që kërkojnë të hyjnë në SHBA, si shoferët e kamionëve, do të duhet të vaksinohen plotësisht.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se ishte "i kënaqur që po merrte hapa për të rifilluar udhëtimet e rregullta në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme" dhe vlerësoi përfitimet ekonomike të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco