Forza Nuova: Thirrje në rritje në Itali për të ndaluar grupimin neofashist pas dhunës në protestë

Forza Nuova: Thirrje në rritje në Itali për të ndaluar grupimin neofashist pas dhunës në protestë

11:39, 13/10/2021
A+ Aa A-

Thirrjet u shumëfishuan të hënën në Itali kundër grupit ultra të djathtë Forza Nuova, që ai të ndalohet, pasi u përfshi në demonstratat e dhunshme në Romë kundër pasaportës shëndetësore të COVID-19 këtë fundjavë.

Disa qindra njerëz u përleshën me policinë në qendër të Romës të shtunën në mbrëmje, duke dëmtuar selinë e konfederatës kryesore sindikale të vendit, CGIL dhe prona të tjera.

Sulmi erdhi pas një proteste kundër pasaportës së shëndetit, që do të bëhej e detyrueshme në të gjitha vendet e punës nga 15 tetori. Zyrtarët e Forza Nuova ishin në mesin e të arrestuarve.

Të hënën, figura politike nga të gjitha anët dënuan dhunën.

Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë dhe Lëvizja Pesë Yje (M5S), të dyja anëtare të koalicionit qeverisës, nënshkruan një mocion në parlament duke kërkuar shpërbërjen e Fuorza Nuova.

Në të njëjtën kohë, faqja në internet e kësaj lëvizjeje u mbyll nga gjykata lidhur me një hetim për "nxitje të dhunës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco