Migrantët në Calais: Politikanët francezë, thirrje Britanisë të vështirësojë ligjet e punësimit për klandestinët

Migrantët në Calais: Politikanët francezë, thirrje Britanisë të vështirësojë ligjet e punësimit për klandestinët

11:16, 13/10/2021
A+ Aa A-

Politikanët francezë reaguan kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë së tyre të hënën, pasi një rritje në numrin e emigrantëve që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez me anije të vogla ka rritur tensionet midis dy vendeve.

Politikanët nga rajoni kanë kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për ligjet "e dobëta" të punës që ata thonë se tërheqin emigracionin ilegal, duke vënë në pikëpyetje edhe marrëveshjen e vitit 2003 midis Francës dhe Britanisë që synon të trajtojë krizën e emigrantëve përgjatë bregdetit.

"Unë mendoj se është koha që qeveria britanike të ndryshojë ligjin e saj të brendshëm, për ta bërë më të vështirë për emigrantët e paligjshëm të gjejnë një punë në Mbretërinë e Bashkuar, që të marrin një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar apo të jetojnë në komunitete në Mbretërinë e Bashkuar," tha Pierre -Henri Dumont, deputet francez për zonën Calais, tha për Euronews.

"Arsyeja pse të gjithë këta emigrantë janë në Calais nuk është se ata duan të qëndrojnë në Calais, po se duan të shkojnë në Britani ku është më e lehtë të jesh ilegal se kudo tjetër në Evropë."

Duke i përshkruar britanikët si "cinikë" dhe "sarkastikë", kryebashkiaku i Calais i bëri thirrje Presidentit Macron të mbledhë së bashku autoritete të ndryshme për të ndërmarrë një veprim më të ashpër dhe për të gjetur rrënjën e problemit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco