Australi, dy adoleshentë akuzohen për vrasjen e 14 kangurëve Vendasit gjetën në mëngjes një këlysh që i kishte shpëtuar vrasjes

Australi, dy adoleshentë akuzohen për vrasjen e 14 kangurëve

12:51, 12/10/2021
A+ Aa A-

Policia australiane ka akuzuar dy djem adoleshentë për vrasjen e 14 kangurëve në një qytet bregdetar në jug të Sydney.

Vendorët i gjetën kafshët e therura në dy rrugë të ndryshme në Bacemans Bay të shtunën, duke nxitur një hetim policor.

Policia e New South Wales i tha BBC se kopeja e kangurëve ishte goditur nga një makinë.

Ata arrestuan dy djem 17-vjeçarë në qytet të hënën.

Policia nuk ofroi asnjë informacion mbi motivimin e vrasësve të akuzuar.

Ata janë akuzuar për rrahje dhe vrasje të kafshëve dhe do të dalin në gjykatë muajin e ardhshëm.

Sipas ligjit të ri të Uellsit të Jugut, cilido i dënuar për mizori ndaj kafshëve përballet me pesë vjet burg dhe një gjobë prej  15 000 dollarësh ose  12,000 paundësh.

Dy këlyshë kanguri ishin në mesin e grupit të vrarë, ndërsa një i tretë që u plagos u gjet nga një banor vendas të nesërmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco