Makina klasike 50-vjeçare e Princit Charles punon me verë dhe djathë

Makina klasike 50-vjeçare e Princit Charles punon me verë dhe djathë

09:28, 12/10/2021
A+ Aa A-

Princi Charles , trashëgimtari i parë i fronit në Angli, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për reporterin e BBC -së për klimën, Justin Rowlatt. 

Duke shpjeguar ndjeshmërinë e tij ndaj mjedisit, Princi Charles tregoi bimët që mbolli në kopshtin e Balmoral pas lindjes së nipit të tij të parë, Princit George.

Gjithashtu  72-vjeçari Charles dha dhe një shembull të makinës që Mbretëresha Elizabeth I kishte dhuruar në ditëlindjen e tij të 21-të.

Makina, të cilën Charles tha se e kishte drejtuar për më shumë se 50 vjet, iu nënshtrua një konvertimi në vitin 2008 për të ndryshuar burimin e karburantit në bioetanol  të bërë nga vera dhe djathi.

Princi i kërkoi vetë Aston Martinit të bënte ndryshimin, por kërkesa fillimisht u prit me njëfarë skepticizmi, tha ai.

"Inxhinierët në Aston thanë: " Oh, do të prishë gjithçka ", tha Charles duke shtuar:  "Unë thashë, epo nuk do ta drejtoj atëherë ", kështu që ata vazhduan me të dhe tani ata pranojnë se funksionon më mirë dhe është më i fuqishëm me këtë karburant sesa me benzinë.;

Bioetanoli që Princ Charles përdor për makinën e tij është një burim i ripërtëritshëm i energjisë i krijuar duke fermentuar përbërësit e sheqerit dhe niseshtesë të nënprodukteve bimore, të cilat mund të arrihen dhe duke përdorur verë dhe djathë, shkruan Euronews .

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco