Shtohen tensionet/ Kina paralajmëron: Do bashkohemi me Tajvanin

Shtohen tensionet/ Kina paralajmëron: Do bashkohemi me Tajvanin

12:55, 09/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Kinës, Xi Jinping tha se duhet të realizohet ribashkimi me Tajvanin. Sipas BBC, komentet e tij vijnë në një kohë kur tensionet në këtë rajon janë shumë të larta.

Xi tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez ka një traditë të lavdishme të kundërshtimit të separatizmit.

Tajvani reagoi duke theksuar se e ardhmja ndodhet në duart e vetë popullit.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur unifikimin.

Deklaratat e presidentit kinez vijnë në kohën kur Kina ka dërguar një numër rekord avionësh luftarakë në hapësirën ajrore të Tajvanit.

Nga ana tjetër, ka raportime se trupat speciale amerikane janë vendosur në Tajvan prej gati një viti.

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë më të lartat në 40 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t09/10/2021 13:47

Turiverdhe ,ti hani m.....Taivanit

Shto koment

Denonco