Lajmi i fundit

‘ODEON’ siguron letrën e artistit, kontrolle nga SPAK në Opera, Voshtina: S’matet administrata me..

Tensionet me Kinën/ Njësitë speciale të SHBA prej një viti në Tajvan

Tensionet me Kinën/ Njësitë speciale të SHBA prej një viti në Tajvan

10:22, 08/10/2021
A+ Aa A-

Në kulmin e tensioneve mes Kinës dhe SHBA, një raport i ri thekson se SHBA ka vendosur prej më shumë se një viti një njësi speciale të forcave të armatosura në Tajvan. Sipas ‘Guardian’, kjo njësi kujdeset për stërvitjen ushtarake të trupave tajvaneze.

Trupat speciale amerikane janë vendosur në Tajvan gjatë administratës së Trump, por prezenca e tyre nuk ishte raportuar deri më tani.

Ky lajm vjen në kohën kur presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen tha se vendi i saj do të bëjë çfarëdo që të jetë e nevojshme për të mbrojtur lirinë dhe jetesën demokratike.

“Tajvani nuk kërkon konfrontim ushtarak, por do bëjmë atë që duhet për të mbrojtur lirinë tonë,”t ha ajo.

Trupat amerikane janë larguar nga Tajvani në vitin 1979, kur Uashingtoni vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën.

Kina ka paralajmëruar SHBA që të mos e ndihmojë Tajvanin ushtarakisht. Vendi komunist ka theksuar se Lufta e Tretë Botërore mund të shpërthejë në çdo moment, nisur nga ajo që po ndodh në Tajvan.

Ekspertët druhen se Kina mund të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Tajvanit brenda pak vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

GenMajLeitnant Pe Leshi08/10/2021 11:44

Sbesoj bre se jane njësitë " super speciale" që ishin në Afganistan :( Ato do ta çarvalisnin Kinën për një vaft. Shiko bre Raqkë si rrinë në kolonë për një mbas tankut. Me sy mbyllyr të tërë. Ika ti bëj komplimenta Kimetes..Ore po kjo me kë është me USA apo Kinën ?! Lëre fare po shkoj në berberhane.

Shto koment

Denonco