Mbi 1 kg vida dhe gozhdë në stomakun e pacientit, mjekët: Nuk kemi parë diçka të tillë më parë

Mbi 1 kg vida dhe gozhdë në stomakun e pacientit, mjekët: Nuk kemi parë diçka të tillë më parë

10:53, 02/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakont ka ndodhur në Lituani.

Mjekët kanë hequr më shumë se një kilogram gozhdë dhe vida nga stomaku i një burri i cili kishte filluar të gëlltiste sende metalike pas lënies së alkoolit.

 Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të privatësisë së pacientit, shkoi në spital në qytetin port të Klaipeda me dhimbje të forta barku.

Fragmente metalike, disa deri në 10 centimetra të gjera, u vunë re në stomakun e burrit, i cili menjëherë iu nënshtrua rrezeve X. 

"Gjatë operacionit tre-orësh të kontrolluar me rreze x, të gjithë trupat e huaj, përfshirë trupat më të vegjël, në stomakun e pacientit u hoqën," tha kirurgu Sarunas Dailidenas.

''Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë," tha Algirdas Slepavicius, kirurgu kryesor në Spitalin Klaipeda, për mediat lokale. 

Mjeku tha se burri filloi të gëlltiste objekte metalike muajin e kaluar pa lënies së alkoolit.

 Mësohet se gjendja e pacientit është e qëndrueshme pas operacionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco