VIDEO/ 25 të plagosur në Suedi pasi njw pallat u përfshi nga zjarri

VIDEO/ 25 të plagosur në Suedi pasi njw pallat u përfshi nga zjarri

09:56, 28/09/2021
A+ Aa A-

Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një pallat u përfshi nga zjarri në Suedi. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Gothenburg, Suedi, njoftoi radio stacioni publik SR.

Policia tha se ka nisur një hetim, edhe pse nuk ka asnjë të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Shërbimet emergjente njoftuan se janë duke punuar për të evakuuar njerëzit nga zona.

“Apartamentet dhe shkallët janë dëmtuar. Është e paqartë për momentin se çfarë e shkaktoi shpërthimin,” thanë shërbimet e urgjencës në Gothenburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco