Zgjedhjet në Gjermani/ Gafa e Armin Laschet, me fletën e votimit po bën xhiro në rrjete sociale

Zgjedhjet në Gjermani/ Gafa e Armin Laschet, me fletën e votimit po bën xhiro në rrjete sociale

08:56, 27/09/2021
A+ Aa A-

Gafa e kreut të CDU-së Armin Laschet i cili garonte për postin e kancelarit në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën (26 shtator) në Gjermani po në xhiron në rrjete sociale.

Siç raporton Bild Laschet ka palosur fletën e votimit prapa gjë e cila ka bërë që vota e tij të duket, siç mund të shihet nga imazhet e publikuara.

 Sidoqoftë, zyra federale zgjedhore e ka bërë të qartë se vota e Laschet është e vlefshme. 

"Një politikan i mirënjohur në nivel federal votoi sipas pritshmërive për partinë e tij. Vota e  zbuluar e tij nuk mund të ndikojë në zgjedhje" shkruhet në Tëitter.

Kujtojmë se fitues nga këto zgjedhje dolën Social Demokratët (SPD) para partisë konservatore të kancelares në largim Angela Merkel.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco