Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Bill Gates ironi me Bezos dhe  Musk: Hapësirë? Ne kemi shumë për të bërë këtu në Tokë

Bill Gates ironi me Bezos dhe Musk: Hapësirë? Ne kemi shumë për të bërë këtu në Tokë

08:27, 27/09/2021
A+ Aa A-

Bill Gates ka ironizuar me preokupimin e Jeff Bezos dhe Elon Musk për të punuar për udhëtime në hapësirë.

“Nuk e di – jam fiksuar me gjëra të tilla si Malaria dhe HIV-i”, ka thënë Gates kur është pyetur për mendimet e tij mbi disa miliarderë “me interes për udhëtimet në hapësirë”.

“Hapësirë? Ne kemi shumë për të bërë këtu në Tokë”, ka thënë Gates, përcjell Telegrafi

Komenti i Gates vjen një javë pasi SpaceX e Musk përfundoi Inspiration4 – misioni i parë civil në botë në orbitë.

Në korrik, Bezos dhe Richard Branson fluturuan me fluturaket e tyre private në hapësirë.

Megjithëse miliarderët ishin vetëm në hapësirë për momente, udhëtimet kushtuan miliarda dollarë.

Kjo ka nxitur edhe reagime të shumta, gjithandej.

Më herët gjatë javës, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u bëri thirrje miliarderët për të shpenzuar më pak miliarda për udhëtime në hapësirë, ndërsa “miliona njerëz janë të uritur në Tokë”.

Gjithashtu, në kohën e lëshimit të raketave, të dy miliarderët morën kritika të rënda, pasi njerëzit bënë thirrje që burrat të paguanin taksa më të larta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco