VIDEO/ Festë në kampin e ‘SPD’-së në Gjermani: Jemi rikthyer

VIDEO/ Festë në kampin e ‘SPD’-së në Gjermani: Jemi rikthyer

21:35, 26/09/2021
A+ Aa A-

Social Demokratët shpërthyen në festë në selinë e tyre në Berlin sapo u njoftuan rezultatet e para të zgjedhjeve, që i nxirrnin në krye duke lënë pas “CDU”-në. Kur Sekretari i Përgjithshëm i “SPD”-së Lars Klingbail u shfaq në ekranin gjigant, duartrokitjet shpërthyen. “SPD është kthyer” tha ai i lumtur.

 “Ne e dinim që gara do të ishte e paqartë” shtoi ai, por “partia siguroi mandatin popullor për të formuar qeverinë” u shpreh Lars Klingbail.

Zëdhënësi socialdemokrat në deklaratën e tij të parë pas “Exit Poll”-it u shfaq optimist, duke thënë “Ne jemi përpara, ne duam Scholz si kancelar të Gjermanisë“.

Pasardhësi i Merkelit, Armin Lassett nuk arriti pritshmëritë. Megjithatë ende nuk është zyrtarizuar rezultati final.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco