Angela Merkel kafshohet nga papagalli dhe fotoja e saj me gojën e hapur bëhet virale

Angela Merkel kafshohet nga papagalli dhe fotoja e saj me gojën e hapur bëhet virale

14:05, 24/09/2021
A+ Aa A-

Angela Merkel u përpoq të tregonte ndjenjat e saj miqësore me kafshët disa ditë para se të hapen qendrat e votimit në Gjermani për zgjedhjen e zëvendësuesit të saj, pas një mandati 14-vjeçar.

Kancelarja, e cila po bën turneun e saj të lamtumirës në zonën e saj zgjedhore, Mecklenburg-Pomerania, duke mbështetur kandidatin e saj Georg Gooder, ishte në një park zogjsh, ditën e djeshme (23 shtator).

Image

Para kamerave ajo filloi të ushqejë me gëzim një tufë papagallësh.

Oferta ishte mjaft e parezistueshme për zogjtë dhe të paktën 10 prej tyre e rrethuan.

Por njëri prej tyre në vend që të merrte ushqimin që iu ofrua nga kancelarja, e kafshoi.

Skena ishte mjaft e pakëndshme.

Merkel e cila gjithmonë është parë në rolin e kancelares së hekurt u duk se u lëndua nga kafshimi i papagallit.

Kamerat e madje e kapën atë me një shprehje të pazakontë të dhimbjeve.

Sidoqoftë, ajo shpejt rifitoi qetësinë dhe buzëqeshjen e saj, duke vazhduar të vizitonte kafshët e tjera të lezetshme në park.

 Por këtë herë kur iu ofrua të ushqejë një buf evropian, ajo me mirësjellje nuk pranoi, duke thënë: " Jo, jo, unë ushqeva papagallët ... ".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco