28 persona përdhunojnë në grup një 15-vjeçare, arrestohen

28 persona përdhunojnë në grup një 15-vjeçare, arrestohen

08:30, 24/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një adoleshente është përdhunuar në grup nga 28 persona.

Autoritetet në Indi po hetojnë  rastin e 15-vjeçares, që u përdhunua në mënyrë të përsëritur në grup për rreth nëntë muaj, raportojnë mediet lokale.

Policia në qytetin e Mumbait ka arrestuar 28 persona në lidhje me përdhunimet e dyshuara, të cilat filluan në janar.

Raportet lokale njoftojnë se përdhunimet në grup  filluan kur i dashuri i vajzës e përdhunoi dhe filmoi incidentin.

Ai dhe shokët e tij më pas thuhet se e përdorën regjistrimin për ta shantazhuar që 15-vjeçarja kryente marrëdhënie seksuale me ta.

Autoritetet thanë se përdhunimet në grup ndodhën në periferi të ndryshme të Mumbai, përfshirë Dombivili, Badlapur, Murbad dhe Rabale.

Vajza e denoncoi rastin në polici të mërkurën mbrëma (22 shtator). Njësia e lajmeve NDTV tha se vajza kishte emëruar gjithsej 33 sulmues dhe se i njihte pothuajse të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco