Një ekip studiuesish zbret për herë të parë në ‘Pusin e Ferrit’

Një ekip studiuesish zbret për herë të parë në ‘Pusin e Ferrit’

12:59, 23/09/2021
A+ Aa A-

Një ekip që studion shpellat nga Omani, ka bërë atë që besohet të jetë zbritja e parë në të ashtuquajturën “Pusi i Ferrit”, një vrimë e madhe nën shkretëtirën lindore të Jemenit. Gropa ka marrë atë emër nga vendasit të cilët besojnë se ai është një burg për xhindët.

“Pusi i Ferrit”, gropa e errët dhe e rrumbullakët e cila është e gjerë 30 metër në dyshemenë e shkretëtirës dhe është e thellë 112 metra, e sipas disa tregimeve të banorëve aty pranë, nxjerr aroma të çuditshme.

Ekipi i studimit gjeti brenda në “Pusin e Ferrit” gjarpërinj, kafshë të ngordhura de perla shpellash, por asgjë të mbinatyrshme.

“Kishte gjarpërinj, por ata nuk të shqetësojnë nëse nuk i ngacmon”, tha Mohammed al-Kindi, një profesor gjeologjie në Universitetin Gjerman të Teknologjisë në Oman.

“Pasioni na shtyu ta bëjmë këtë dhe menduam se kjo është diçka që do të zbulojë një mrekulli të re dhe pjesë të historisë së Jemenit”, tha Kindi, i cili gjithashtu zotëron një firmë konsulence minerare dhe nafte.

Ne kemi mbledhur mostra të ujit, shkëmbinjve, tokës dhe disa kafshëve të ngordhura, por ende nuk i kemi analizuar," tha ai, duke shtuar se një raport së shpejti do të bëhet publik.

"Kishte zogj të ngordhur, gjë që krijonte erën e keqe, por nuk kishte erë të pakëndshme."

Zyrtarët jemenas i thanë në qershor se ata nuk e dinin se çfarë fshihej në thellësinë e gropës, të cilën ata vlerësuan se ishte "miliona dhe miliona" të vjetër, duke shtuar se ata kurrë nuk kishin arritur në fund.

“Ne kemi shkuar për të vizituar zonën dhe kemi hyrë në pus, duke arritur më shumë se 50-60 metra poshtë," tha në atë kohë Salah Babhair, drejtor i përgjithshëm i studimeve gjeologjike dhe burimeve minerale të Mahra.

“Ne vumë re gjëra të çuditshme brenda. Ne gjithashtu nuhatëm diçka të çuditshme ... Është diçka misterioze”.

Gjatë shekujve, historitë kanë qarkulluar për figura malinje të njohura si xhindë që jetojnë në pus, të tjerët e konsiderojnë si porta e ferrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco