E shkatërruar nga lufta, zona rebele në Siri lufton me koronavirusin

E shkatërruar nga lufta, zona rebele në Siri lufton me koronavirusin

13:01, 22/09/2021
A+ Aa A-

Rastet me koronavirus po arrijnë në nivelet më të këqija të pandemisë në një zonë rebele në Siri - një zhvillim veçanërisht shkatërrues në një rajon ku shumë spitale janë bombarduar dhe ku mjekët dhe infermierët janë larguar me grumbuj gjatë një dekade të lufta.

Numri i përgjithshëm i rasteve në provincën Idlib - një enklavë e mbipopulluar me gati 4 milionë banorë, shumë prej tyre të zhvendosur brenda vendit - është dyfishuar që nga fillimi i gushtit në më shumë se 61,000. Javët e fundit, infeksionet e reja ditore kanë kaluar në mënyrë të përsëritur shifrën 1.500 dhe autoritetet raportuan 34 vdekje vetëm të dielën - shifra që ende besohet të jenë të pakta, sepse shumë njerëz të infektuar nuk raportohen tek autoritetet.

Situata është bërë aq e tmerrshme në provincën veriperëndimore saqë punonjësit e shpëtimit të njohur si Helmetat e Bardha të cilët u bënë të famshëm për gërmimin në rrënojat e bombardimeve për të gjetur viktima tani kryesisht i dërgojnë pacientët me koronavirus në spital ose të vdekurit në varre.

Pjesë të mëdha të Idlibit dhe provincës fqinje Alepo mbeten në duart e opozitës së armatosur të Sirisë, të dominuar nga grupet radikale, përfshirë militantët e lidhur me al-Kaidën, të cilët kanë luftuar për t'iu përgjigjur shpërthimit të virusit, që u intensifikua në gusht, me sa duket i nxitur nga varianti Delta më ngjitës dhe  festa e Kurban Bajramit.

Rastet dhe vdekjet janë rritur gjithashtu javët e fundit edhe në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe ato nën kontrollin e luftëtarëve të udhëhequr nga kurdët në Lindje, por situata duket të jetë më e keqe në Idlib, megjithëse është e vështirë të matësh numrin e vërtetë kudo.

Si masë, krahu politik i grupit kryengritës që drejton Idlibin ka mbyllur disa tregje, ka detyruar restorantet të shërbejnë vetëm ushqime në natyrë dhe ka shtyrë hapjen e shkollave me një javë.

Por shumica e banorëve janë punëtorë të përditshëm të cilët nuk mund të mbijetojnë nëse do të ndalojnë punën, çka i bën të pamundura bllokimet totale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco