FOTO/ Flakët në Kaliforni rrezikojnë pemën më të madhe në botë, mbështillet me ...

FOTO/ Flakët në Kaliforni rrezikojnë pemën më të madhe në botë, mbështillet me ...

22:40, 18/09/2021
A+ Aa A-

Zjarrfikësit po mbështjellin pemën më të mashe në botë me batanije dhe veshje rezistente ndaj zjarrit, pasi rrezikon të përfshihet nga flakët që  kanë depërtuar në Parkun Kombëtar ‘Sequoia’ të Kalifornisë.

Zyrtarët kanë frikë se zjarri mund të arrijë në pyllin gjigant, një korije e disa prej pemëve më të mëdha në botë, brenda pak orësh.

Pylli strehon rreth 2,000 pemën gjigante të sekuojës, përfshirë ‘Gjeneralin Sherman’ që ka një vëllim prej 1487 m3 dhe është e lartë 84 metra dhe është edhe pema më e vjetër rreth 2.500 vjet.

Më shumë se 350 zjarrfikës, së bashku me helikopterët dhe avionë janë në luftë me flakët, ndërsa disa pemë të rralla janë mbështjellë me materialet rezistente ndaj zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco