Kryeministri kanadez goditet me gurë gjatë fushatës së tij elektorale

Kryeministri kanadez goditet me gurë gjatë fushatës së tij elektorale

10:02, 07/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është goditur me gurë gjatë fushatës së tij elektorale.

Trudeau është qëlluar teksa po kthehej me autobusin e tij pas vizitës në një fabrikë birre.

Sipas BBC kryeministri kanadez nuk pësoi dëmtime nga gurët e hedhur nga protestuesit.

Trudeau  bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme në mes të muajti gusht me shpresën për të fituar një qeveri shumice për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.

Sidoqoftë, fushata zgjedhore ka hasur në probleme për shkak të protestave kundër vaksinimeve dhe kufizimeve ndaj Covid-19. Një javë më parë, ai u detyrua të anulojë një tubim për shkak të pranisë së protestuesve të zemëruar.

Duke folur për gazetarët pas incidentit, ai tha se ishte goditur në shpatull dhe e krahasoi incidentin me atë të vitit 2016 kur një grua i hodhi fara kungulli.

Sipas një reporteri me CTV National Neës të Kanadasë, dy persona që udhëtonin me një autobus mediatik u goditën gjithashtu nga gurët e hedhur  megjithëse nuk u plagosën.

Erin O'Toole, udhëheqësi I Partisë Konservatore opozitare, e përshkroi incidentin si "të neveritshëm" .

"Dhuna politike nuk justifikohet kurrë dhe media jonë duhet të jetë e lirë nga kërcënimet, ngacmimet dhe dhuna," shkroi ai në Tëitter.

Planet e Trudeau për fushatën e vaksinës janë bërë çështjet kryesore para zgjedhjeve të 20 shtatorit.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë - përfshirë punëtorët në sektorëve si hekurudha - duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose rrezikojnë të humbasin vendin e punës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco